-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Malltezi: Akuzat ndaj meje janë politike, prokurorët po përhapin gënjeshtra

Kryesoret

Jamarbër Malltezi, i njohur për lidhjet e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore për dosjen Partizani, ku ai përballet me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Në një prononcim për mediat, Malltezi ka cilësuar si të pabaza dhe politike akuzat ndaj tij, duke hedhur akuza të forta ndaj prokurorëve të SPAK, të cilët, sipas tij, po veprojnë nën ndikim politik dhe duke përhapur gënjeshtra.

“Në seancë u paraqitën elementë që ishin grotestë, dhe që kishin të bënin me gënjeshtra. Kemi prokurorin, si Arben Kraja, i cili përmend si fakt se unë kam përfituar tokë turistike në Gjirin e Lalzit për vetëm 5 euro për metër katror. Ndërsa miqtë e PS kanë pasur mundësi të blejnë tokë me 1 mijë euro për metër katror, pa asnjë pengesë. Këto janë gënjeshtra dhe elementë që tregojnë qartë se qëllimi është të krijohet një narrative e rreme dhe të dëmtohet politika e opozitës”, u shpreh Malltezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit