I ftuar në emisionin “5 Pyetjet”, juristi Edmond Petraj kritikoi nivelin aktual të parlamentit shqiptar dhe mënyrën se si po trajtohet çështja e Belinda Ballukut nga qeveria.
Ai komentoi pezullimin e saj nga SPAK-u dhe përfshirjen e kryeministrit në mbrojtjen e saj, duke theksuar tensionet që kjo krijon në politikë dhe në opinionin publik.
“20 zyrtarë të lartë që i ka zgjedhur Rama kanë dalë hajdutë me çizme, deputetë me shumicë. Si është e mundur që sot, pas 35 viteve, niveli i parlamentit të Shqipërisë nuk është shumë lart krahasuar me nivelin e deputetit të vitit 1952? Të vjen të mos e shohësh më atë parlament me sy. Sa shkollë ka Belinda Balluku dhe kryeministri do ta mbrojë me mish e shpirt Ballukun pa shkollë. Në darkë mbledh grupin parlamentar dhe thotë: do të luftojmë ligjet e reja.
Sa i përket çështjes së masave, nuk mund të bashkëjetojnë dy masa. SPAK-u fillimisht ka bërë pezullimin për shkak të akuzave, por nesër mund të ndryshojë edhe akuza dhe të jetë struktura e grupit kriminal. Kur u mor vendimi në SPAK, Balluku ka ikur në Vlorë duke lexuar faturat dhe u ka thënë faturistëve të Vlorës: ‘Ju e keni vjedhur.’ Pse ato e kanë vjedhur Shqipërinë,” tha Edmond Petraj.









