-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Siguria ushqimore është shtyllë e shëndetit publik

Kryesoret

Në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë ushqimore në vend, deputetët e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi, paraqitën një projektligj që kërkon analiza laboratorike të produkteve ushqimore për të zbuluar ndotësit kimikë dhe biologjikë.

Sipas tyre, rritja e rasteve të kontaminimit të produkteve të ushqimit, si ato vendase ashtu dhe importet, ka krijuar një situatë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme ligjore dhe institucionale.

Gjatë prezantimit të nismës, Xhixho theksoi se siguria ushqimore është një nga prioritetet më të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurinë kombëtare.

“Siguria ushqimore përbën një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së shëndetit publik dhe të sigurisë kombëtare. Rritja e vazhdueshme e rasteve të evidentuara me ndotës kimikë dhe biologjikë në produktet ushqimore, si në prodhimin vendas ashtu edhe në import, ka krijuar një situatë alarmante që kërkon ndërhyrje urgjente ligjore dhe institucionale.”

Megjithatë, nisma e propozuar nga deputetët e Partisë së Lirisë u refuzua nga shumica e Komisionit të Jashtëm, me 8 vota kundër dhe vetëm 3 për. Ky vendim shkaktoi reagime të forta, duke e cilësuar atë si një “votë në favor të ushqimeve pa kontroll” dhe duke akuzuar shumicën për mbështetje të interesave të importuesve të produkteve të kontaminuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit