Seanca në Gjykatën Kushtetuese ka nisur për të shqyrtuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, të cilat opozita i konsideron si një përpjekje për të kufizuar rolin e saj në proceset parlamentare dhe në integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi gjatë seancës:
“Qëllimi ka qenë që opozita të përjashtohet tërësisht nga procesi në Kuvend i procesit të integrimit. Shumë nga të drejtat e deputetëve që i kanë të sanksionuara në Kushtetutë, nuk janë të ekzekutueshme pa rregullat e Rregullores së Kuvendit.”
Ai gjithashtu nënvizoi se rregulloret duhet të zbatohet me përpikmëri nga Kuvendi, ashtu si ligji organik zbatohet për Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar rrezikun që ndryshimet të cenojnë transparencën dhe pjesëmarrjen e opozitës në organet parlamentare.









