-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha mbyll protestën: Shihemi në 20 Shkurt për të rrëzuar Ramën

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga selia blu njoftoi se protesta e radhës do të jetë në 20 Shkurt. Akuzoi policinë për dhunë.

“Kriminelë me uniformë u vërsulën si bisha duke menduar se do i mposhtnin. Qëndrimi paqësor i protestuesve është qindra herë më i fortë se bandidizmi juaj. Unë ju them atyre që goditën deputetë, protestues dhe personave me aftësi ndryshe që këtyre guximtarëve u mjaftojnë pak minuta për t’ju dhënë atë që meritoni.

Vetëpërmbajtja e tyre është vendosmëri për të realizuar qëllimin, për të rrëzuar, për të hedhur në kosh të plehrave të historisë një prej armiqve më të rrezikshëm të kombit shqiptar, Edi Ramën. Mos mendoni se durimi ka një fund, se kjo vetëpërmbajtje nuk mund të provokohet dhe provokatorët mund të marrin një mësim të merituar.

Sot barbaria e policisë nuk kurseu gazetarët dhe kameramanët që u trajtuan në mënyrën më armiqësore nga banditë me uniformë, u bë gjithçka të mos përmbushnin misionin e tyre.

Këta banditë goditën deputetë të PD-së, i garantoj se edhe mbrapa diellit të shkojnë do të dalin përpara drejtësisë. Sot kryehajduti i kombit për të mbrojtur plaçkën e tij dhe vithet e Lubi Ballukut është gati t’i vendosë flakën Shqipërisë ta shkëpusë nga BE dhe ne jemi më të gatshëm t’u japim atë që mertojnë Në 20 shkurt është dita jonë. Dita e fitores” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit