-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi para protestës: Sot është dita e revoltës dhe e zemërimit qytetar

Kryesoret

Pak para nisjes së protestës kombëtare në Tiranë, Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht dhe të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.

Ai e përshkroi këtë tubim si një mundësi për të kërkuar llogaridhënie dhe për të treguar zemërimin qytetar ndaj atyre që, sipas tij, po dëmtojnë të ardhmen e shqiptarëve.

Postimi i Tedi Blushit:

Sot është dita e revoltës dhe e zemërimit qytetar, dita e guximit, e llogaridhënies dhe e përballjes pa kthim me Narkoregjimin.

Sot, të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë bashkohen në Bulevardin para Kryeministrisë, sepse durimi ka marrë fund, frika ka marrë fund dhe koha e nënshtrimit ka përfunduar.

Sot, në ora 17:00, zëri i gjithë Shqipërisë do gjëmojë në Tiranë.

Të gjithë para Kryeministrisë, në protestën kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin, po u vjedh taksat qytetarëve dhe po grabit të ardhmen e shqiptarëve.

Sot është dita për të qenë aty! Sot është dita për të mos munguar! Sot është dita për të tronditur nga themelet Narkoregjimin!”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit