Banorët e qytetit të Durrësit kanë protestuar ditën e sotme para bashkisë, të cilët janë kundër projeKtit TID, për ndërtimin e një rruge.
Sipas tyre kjo rruge prek banesat ku ata jetojnë dhe nuk kanë zgjidhje tjetër, pasi u ngelet të mbeten në mëshirë të fatit.
Madje sot ata janë përplasur edhe me forcat e policisë ku i kanë marrë me forcë dosjen kreut të IMT.
Ndërkohë mbledhja brenda bashkisë për shpronësimin e disa familjeve nga ky projekt është shtyrë.









