-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hagë/ Prokurorja e “Speciales”: Është privilegj të takoj njerëz të përfshirë në këto ngjarje

Kryesoret

Prokurorja e zyrës speciale Kimberly West, në deklaratën e saj përmbyllëse para trupit gjykues, theksoi rëndësinë e procesit gjyqësor që ka zgjatur më shumë se 140 ditë.

Sipas saj, gjatë këtij procesi janë aprovuar mbi 5 mijë prova materiale, ndërsa dëshminë e kanë dhënë më shumë se 130 dëshmitarë, përcjell Telegrafi.

“Ka qenë privilegj për mua të takoj njerëzit që kanë qenë të përfshirë në këto ngjarje – njerëz që kanë jetuar për më shumë se 20 vite me pasojat e krimeve”, deklaroi West.

Ajo theksoi se Zyra e Prokurorit Special ka punuar pa ndërprerje për t’u siguruar që viktimat të marrin drejtësi dhe që individët përgjegjës të mbajnë llogari për veprimet e tyre.

Sipas saj, këto përpjekje përfaqësojnë parimet themelore të shtetit ligjor.

“Shteti i së drejtës është më i rëndësishëm se kurrë, veçanërisht në kohë lufte”, u shpreh prokurorja, duke shtuar se kërkesa e Prokurorisë bazohet në provat e paraqitura gjatë gjykimit. /Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit