Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kërkuar që Lëvizja Vetëvendosje (LVV) të bëjë të qartë kandidaturën për kryeparlamentar përpara se grupi parlamentar i PDK-së të vendosë nëse do ta mbështesë atë.
Haliti theksoi se duhet të shmangen gabimet e kaluar dhe të sigurohet një proces i hapur dhe transparent, duke i kërkuar LVV-së që të tregojë emrin e kandidatit para se të zhvillohet votimi.
“Do të shohim së pari se kush do të jetë kandidati për kryeparlamentar. Uroj që të mos bëhet përsëritje e gabimeve të seancës konstituive të kaluar. Në përputhje me emrin e kandidatit dhe me vendimin që do ta marrim nesër në mbledhjen e grupit parlamentar, do të veprojmë nëse do të votojmë apo jo. Unë nuk kam informacion se kush do të jetë kandidat.”









