-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama reagon ndaj prokurorit të Hagës: Idioti ndërkombëtar nuk kuptoi realitetin

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj prokurorit ndërkombëtar të Hagës pas fjalës së tij në gjykim për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Rama e ka quajtur prokurorin “idiot ndërkombëtar” dhe ka ndarë në rrjetet sociale pjesë të deklaratës së tij, duke vënë në dyshim mënyrën se si ndërkombëtarët kanë interpretuar ngjarjet gjatë luftës në Kosovë.

“Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë, Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet, dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet sesi funksiononte UÇK. Veçanërisht Rubin dhe Clark nuk kishin interes për të kuptuar realitetin, dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë. Kryekomandanti i identifikuar i UÇK mund të mos ketë qenë në gjendje të ushtronte komandimin sikurse ushtritë e SHBA dhe NATO-s, por as nuk kishte nevojë ta bënte këtë gjë. Paragrafi 613 i dosjes sonë flet për shumëllojshmërinë e hierarkive, të cilat janë të mjaftueshme për të konstatuar përgjegjësinë e prore sipas së drejtës kombëtare humanitare.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit