-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa policë u plagosën? Koçiu nxjerr emrat: Kriminelët tentuan t’i vrasin

Kryesoret

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka nxjerrë emrat e policëve të lënduar nga protesta pasi Sali Berisha tha se nuk është e vërtetë se ka efektivë të plagosur.

Reagim i ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu:

Në shërbimin e Djegie-Plastikës në QSUNT, pranë punonjësve të Policisë së Shtetit  që mbetën të plagosur nga molotovët e hedhur në mënyrë barbare drejt tyre.

Ledio 26 vjeç, Kreshniku 38, Enesi 21, Klevi 27, Bledari 27. Kundër tyre e kolegëve të tyre u përdorën molotovë, bomba artizanale të mbushura me lëndë djegëse, gurë, cdo gjë me të vetmin qëllim për goditur e dhunuar ata që janë në krye të detyrës.

Dua ta them qartë! Ata që goditën punonjësit e Policisë nuk janë protestues. Ata janë kriminelë të organizuar. Kur godet me të tilla mjete e bën duke e ditur se pasojat mund të jenë shumë, shumë të rënda.

Kjo nuk është protestë, këto nuk janë përplasje. Kjo quhet tentativë vrasjeje.

Pres nga institucionet ligjzbatuese të reagojnë fort ndaj kësaj sjellje të përsëritur të dhunës nga disa element kriminal të nxitur nga persona me imunitet që inkurajojnë dhunën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit