Sot në Hagë nuk po gjykohet vetëm UÇK-ja.
Sot po gjykohet e drejta e shqiptarëve për të mos u zhdukur.
Dhe ndërsa mbi luftën çlirimtare rëndojnë akuza të ngritura mbi narrativa serbe, politika shqiptare hesht. Një heshtje e ftohtë. E turpshme. Historike. TURP TURP TURP…
UÇK-ja nuk ishte krim. Ishte përgjigje. Ishte mbrojtje. Ishte akt i fundit i një populli të shtypur, që nuk kishte më ku të tërhiqej. Pa UÇK-në, Kosova nuk do të ishte as çështje ndërkombëtare, as shtet, as liri. Kjo nuk është ideologji – është fakt konkret.
Të barazosh agresorin me viktimën, është padrejtësi.
Të ndërtosh “drejtësi”, mbi versionin e atij që dogji, masakroi dhe dëboi, është shtrembërim i së vërtetës.
Të heshtësh përballë kësaj, është bashkëfajësi morale.
Politika shqiptare sot nuk po dështon diplomatikisht.
PO DËSHTON HISTORIKISHT.
Sepse kur kriminalizohet lufta çlirimtare, kriminalizohet edhe populli që mbijetoi falë saj. Kur vihet në dyshim UÇK-ja, vihet në dyshim vetë e drejta jonë për liri.
Historia nuk do t’i gjykojë vetëm ata që firmosin vendime.
Do t’i gjykojë edhe ata që zgjodhën të mos flasin.
Në këto momente të vështira, kur heshtja nga përfaqësuesit e popullit, nuk është thjesht mungesë fjale, por bashkëfajësi morale. Sot është një prej tyre.
Në Hagë nuk po gjykohen vetëm disa individë. Po vihet në bankën e të akuzuarve vetë ideja e rezistencës shqiptare, vetë e drejta për të mbijetuar në trojet e tyre etnike. Po tentohet të rishkruhet historia, duke e kthyer mbrojtjen në krim dhe krimin në “palë të barabartë”.
UÇK-ja nuk ishte projekt politik, as aventurë pushteti. Ishte domosdoshmëri historike. Ishte përgjigjja e fundit e një populli të shtypur, kur bota shihte dhe vonohej. Pa UÇK-në, nuk do të kishte as negociata, as ndërhyrje ndërkombëtare, as Kosovë të lirë. Kjo është e vërtetë që nuk e rrëzon asnjë aktakuzë.
E megjithatë, sot politika shqiptare, ata që 35-vjet po jetojnë mbi djersën e këtij kombi, zgjedh të heshtë. Jo sepse nuk di, por sepse nuk guxon. Heshtja e saj nuk është neutralitet institucional, por braktisje e së vërtetës historike. Dhe kur politika heq dorë nga e vërteta, ajo heq dorë nga vetvetja.
Të pranosh në heshtje të gjykosh UÇK-në mbi narrativa serbe është padrejtësi historike. Të heshtësh përballë kësaj padrejtësie është dështim dhe TURP I MADH KOMBËTAR. Sepse këtu nuk flitet vetëm për disa të akuzuar, por për fatin e gjithë shqiptarëve, për të drejtën tonë, për ta quajtur lirinë tonë të drejtë.
Historia do të jetë e pamëshirshme me këtë heshtje.
Sepse popujt që nuk mbrojnë të vërtetën e tyre, përfundojnë duke jetuar në versionin e të tjerëve.
UÇK-ja ishte mbrojtje.
UÇK-ja ishte sakrificë.
UÇK-ja ishte zë i një populli që refuzoi zhdukjen.
Dhe kjo e vërtetë nuk gjykohet. Ajo vetëm respektohet dhe mbrohet
NJËZËRI.
LIRIA NUK ERDHI VETË,
AJO U FITUA.
LAVDI LUFTËS ÇLIRIMTARE,
RESPEKT PËR ÇLIRIMTARËT,
TURP PËR HESHTJEN!!!!!









