Katër antarët e familjes Kola, të cilët humbën jetën në Itali më 4 shkurt nga helmimi me monoksid karboni, do të përcillen nesër për në banesën e fundit në Gryksh të Peqinit.
Kryefamiljari Arti Kola, bashkëshortja Jonida dhe dy fëmijët Hajdar dhe Xhesika, humbën jetën si pasojë e një kaldaje gazi të instaluar së fundmi në shtëpi.
Trupat janë kthyer në Shqipëri pas analizave toksikologjike, ndërsa vëllai i Arti Kolës, Durim, hapi një fushatë GoFundMe për mbulimin e kostove, ku mblodhën 75 mijë euro.
Tragjedia ndodhi kur karabinierët gjetën trupat e pajetë pas thyerjes së derës, ndërsa një tjetër person humbi ndjenjat nga monoksidi i karbonit.









