-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama merr vendime për pagat, diplomatët, studentët dhe legalizimet

Kryesoret

Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendime në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë.
Ndër vendimet, ishin edhe indeksimi i pagave me 2.5% për disa kategori në administratën publike. Nga indeksimi do të përfitojnë punonjësit e shërbimit zjarrfikës, punonjës të pushtetit vendor.

Agjencia për Media dhe Informim i zbardhi vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 11.02.2026:

-Vendim për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore të punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin.

-Vendim për ndryshime në vendimin nr.328, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore”.

-Vendim për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.324, datë 31.05.2023 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e pagave të punonjësve të personelit shqiptar të misioneve diplomatike të Republikës së Shqipërisë në shtetet e huaja, në përfaqësitë ushtarake të Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s, në organizatat ndërkombëtare dhe në shtabet ushtarake ndërkombëtare, si dhe të punonjësve të tjerë shqiptarë për kohën që shërbejnë si nëpunës ndërlidhës, si oficerë kontakti, si përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për bujqësinë dhe si prokuror ndërlidhës pranë EUROJUST në Hagë, Holandë”.

-Vendim për një shtesë në vendimin nr.586, datë 30.08.2019 të Këshillit të Ministrave “Për punësimin e përkohshëm të studentëve të ekselencës në institucionet e Administratës Shtetërore.

Përjashtimisht për vitin 2026, për studentët e ekselencës të punësuar me kontratë të përkohshme 1-vjeçare në institucionet e administratës shtetërore, sipas procedurave të thirrjes së publikuar në dhjetor 2024, afati i kontratës së tyre të shtyhet deri në përfundim të procedurave të punësimit, sipas legjislacionit specifik, që rregullon marrëdhënien e punës në këto institucione.

-Vendim Për Përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për dhënien e statusit “qendër ekselence” instituteve dhe njësive të veçanta të kërkimit shkencor për rezultate të spikatura në nivel kombëtar ose ndërkombëtar në fushën e kërkimit apo për zhvillimin e kërkimit shkencor në fusha prioritare.

-Vendim për Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara.

Vendimi prek sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Durrës-Kavajë-Krujë, Tiranë Veri, Tiranë Jug, Vlorë, Elbasan, Lezhë, Dibër, Zonat e Stimuluara, Fier dhe Shkodër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit