-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Familja nga Peqini përcillet drejt banesës së fundit, fqinjët: Ishin njerëz të thjeshtë e të dashur

Kryesoret

Dhimbja është e papërshkrueshme në Gryksh të Madh i Peqinit këtë të enjte.

Në çdo cep të fshatit ndihet heshtja e rëndë, lotët që nuk ndalen dhe zemrat e thyera për Artin, Jonidën, Hajdarin dhe Xhesikën Kola, familjen që u shua tragjikisht në Itali javën e kaluar, duke lënë pas një boshllëk që askush nuk di si ta mbushë.

Të afërmit e tyre mezi gjejnë fjalët të përshkruajnë dhimbjet që po ndjejnë.

“Na iku një familje e tërë… Na u mbyll dera e shtëpisë,” thotë mes lotësh një nga familjarët. “Arti ishte shtylla e familjes, një jetë e tërë në emigrim pa mbushur ende 14 vjeç. Ishte njeri punëtor e i qetë. Jonida ishte zemra e shtëpisë. Fëmijët… ishin drita e syve të tyre. Si ta përballosh një dhimbje të tillë?”, shprehen ata.

Fqinjët qëndronin të heshtur, të mbledhur pranë njëri-tjetrit për të ndarë dhimbjen.

“Nuk kemi parë kurrë një tragjedi të tillë. Është si të na jetë këputur një pjesë e shpirtit,” shprehet një fqinj i vjetër. “I njihnim prej vitesh. Ishin njerëz të thjeshtë, të dashur, që nuk i bënin keq askujt.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit