Sipërmarrësi në fushën e ndërtimit Bardhyl Fusha pasi u arrestua nga policia e Tiranës, teksa tentoi të grabiste me kallashnikov filialin e FiBank, ka dhënë një dëshmi në komisariatin e policisë.
“Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se më duheshin lekët”.
Kjo ka qenë dëshmia e shkurtër që ka dhënë sot Bardhyl Fusha, i cili hyri sot i armatosur në një bankë të Nivelit të Dytë, në zonën e ish-parkut të autobusëve.









