-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëvizja Besa drejt largimit nga qeveria në Maqedoni?

Kryesoret

Mbledhja e paralajmëruar e Kuvendit Qendror të Lëvizjes Besa nuk është një rutinë partiake e zakonshme, kjo deklaratë e mbrëmshme nga kryetari i Lëvizjes Besa hapi dilema të reja. Ajo po lexohet si një moment i ngarkuar politikisht, me pasoja të mundshme jo vetëm për arkitekturën e brendshme të partisë, por edhe për vetë qëndrueshmërinë e koalicionit VLEN në qeveri. Deklarata e kryetarit Bilall Kasami se funksionarët me rezultate të dobëta do të shkarkohen një praktikë që ai thotë se e ka zbatuar edhe në komunë e vendos këtë takim në qendër të vëmendjes së opinionit, shkruan Zhurnal.

Çfarë do të ndodhë sot?

Kryetari i Lëvizjes Besa si dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, mbrëmë në Click Plus në TV21 dha deklarata që diheshin por nuk priteshin në këtë formë. Se ka pakënaqësi brenda Lëivzjes Besa dhe koalicionit VLEN ka qenë “sekret publik”. Por, Kasami nuk hezitoi që t’i konfirmojë gjithë ato zëra jo zyrtarë. E tha troç që ka pakënaqësi dhe duhet doemos ndryshime, e jo çdoherë aksionet përfundojnë pa reaksione.

Mesazhi publik i Kasamit është i qartë llogaridhënie, matje performance dhe përgjegjësi ndaj pritshmërive të votuesve shqiptarë. Në një klimë ku partitë shpesh kritikohen për rehati në pushtet dhe mungesë vetëkritike, një qasje e tillë mund të tingëllojë si përpjekje për të ndërtuar kulturë meritokracie.

Pikërisht këtu nis udhëkryqi –

Nëse rishikimi i paralajmëruar mbetet në korniza profesionale dhe prodhon ndryshime të argumentuara, Lëvizja Besa mund të dalë e përforcuar, duke dhënë sinjal se pjesëmarrja në qeveri nuk është biletë imuniteti për askënd. Kjo do të ishte edhe një kartë e fortë për VLEN-in përballë elektoratit premtimi për ndryshim nuk ishte vetëm retorikë opozitare, por standard qeverisës.

Por nëse procesi perceptohet si selektiv, i nxituar apo i motivuar nga rivalitete të brendshme, atëherë efekti mund të jetë i kundërt. Zërat për përçarje, për shkarkime të bujshme ministrore apo madje për lëkundje të vetë qëndrimit në koalicion, e bëjnë atmosferën më të brishtë dhe sigurisht që gjasat maksimale janë për prodhimin e një krize të re në qeverisje.

Kasami ka zgjedhur të theksojë se vendimi përfundimtar do të dalë nga organi më i lartë i partisë midis dy kongreseve, Kuvendi i partisë. Kjo është përpjekje për ta institucionalizuar përgjegjësinë dhe për të shmangur narrativën e vendimeve individuale. Megjithatë, në praktikë autoriteti i liderit mbetet përcaktues për drejtimin që do të marrë debati.

Përtej emrave konkretë, dilema kryesore është tjetër a do të prodhojë kjo mbledhje një rifreskim energjish dhe një shtytje të re për performancë në qeveri, apo do të hapë plagë që vështirë mbyllen?

Partnerët e VLEN-it do ta lexojnë çdo lëvizje si tregues të stabilitetit të koalicionit apo luhatje që nuk i shërbejnë atyre. Kundërshtarët apo oponentët politik natyrisht që do ta shfrytëzojnë këtë momentum.

Në këtë drejtim, Lëvizja Besa, përballet me një provë tipike të partive që kalojnë nga opozita në pushtet si të ruash idealin e ndryshimit pa u përçarë nga pesha e vendimmarrjes. Aftësia për ta menaxhuar këtë moment do të tregojë nëse paralajmërimi për përgjegjësi është fillimi i një standardi të ri, apo një formë e njëjtë e qeverisjes vetëm me figura të tjera.

Kujtojmë që, koalicioni VLEN është rezultat i bashkimit të LEN-it, pra në bërthamë të këtij koalicioni qëndron Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa. Cila do nga këto parti që bënë një hap drejt largimit nga ky koalicon rrezikohet i tërë ky bashkim. Pasi, dalje e Taravarit u mbulua me qëndrimin e Fetait, por daljen eventuale të Lëvizjes Besa nuk ka kush dhe nuk sesi të mbulohet e dëmi të kurohet. /Zhurnal.mk

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit