Tension dhe përplasje në Kuvend. Kryetari i PD-së, Sali Berisha mori fjalën duke kërkuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Kryetari Niko Peleshi i ndërpreu fjalën, opozita bllokoi foltoren.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare, siç e shihni, parlamenti është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve. Këta që janë pas shpinës sime, edhe këta të këtij krahu, janë të gjithë maska e Lubisë dhe Edi Ramës. Këta janë maska.
Kurrë ndonjëherë të dashur qytetarë nuk keni pasur në këtë sallë një grup njerëzish, të cilët shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike për të mbrojtur, më falni, në pamje të parë vithet e Belindës, në të vërtetë Edi Ramën” tha ai.









