Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka takuar dhe falenderuar dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët neutralizuan dhe arrestuan 58-vjeçarin që tentoi të grabiste një bankë.
Proda theksoi se reagimi i shpejtë dhe guximi i treguar nga efektivët ishte një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit të Policisë së Shtetit.
“Reagimi i shpejtë, vendosmëria dhe guximi, padyshim profesionalizmi që dy kolegët tanë, inspektor Ermal Çeka dhe inspektori Eduard Saliko, treguan sot, janë provë e standardit të lartë që policia jonë përfaqëson,” tha Proda.
/5pyetjet.al









