Banorët e Durrësit dhe ata të Rrjollit të Velipojës, sot janë grumbulluar së bashku për të protestuar para kuvendit, pak para nisjes së seancës plenare, duke u shprehur se duhet të heqin duart nga pronat tona.
Qytetarët e Velipojës kundërshtojnë ndërtimin e resortit të kompanisë “Gener 2” të biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj, pasi sipas tyre ajo zonë është toka e tyre.
Ndërkohë banorët e Durrësit protestojnë për projektin TID për jetëzimin e bulevardit historik ‘Edidamn’, kur për jetëzimin e këtij plani, parashikohet shpronësimi i 74 familjeve.
Banorët kërkojnë nga shteti dhe bashkia e Durrësit vlerësim të saktë të pronës ose sigurimin e një banese po në Durrës, ndërsa protestojnë kundër bonusit të qirasë që bashkia ka parashikuar paraprakisht për ta.
Qytetarët kërkojnë mbrojtje nga deputetët, që ata të ngrenë zërin për problemet e tyre ndërsa akuzojnë qeverinë për vjedhje.
Edhe ditë më përpara ata kanë protestuar por jo të bashkuar siç po protestojnë ditën e sotme.









