-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Takimi me Erdoganin, hap për forcimin e marrëdhënieve dhe paqes në Ballkan

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, shprehu kënaqësinë për takimin e zhvilluar në Ankara me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Në një deklaratë pas takimit, Vuçiq tha se diskutimet mes tyre ishin të sinqerta dhe miqësore, duke theksuar se kanë një respekt të madh për njëri-tjetrin pas një periudhe të gjatë njohjeje.

“Jam i kënaqur me rritjen e shkëmbimit tregtar midis vendeve tona, gjë që do të thotë shumë për Serbinë, për të cilën Turqia është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë. Do të doja të falënderoja veçanërisht Turqinë për pranimin e pjesëmarrjes në EXPO,” tha Vuçiq, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Ai gjithashtu përmendi bisedimet për nismën e Erdoganit për krijimin e një platforme paqeje në Ballkan, duke theksuar gatishmërinë për të kontribuar në këtë iniciativë.

“Faleminderit President Erdogan që jeni gjithmonë të gatshëm të dëgjoni. Ne e respektojmë shumë udhëheqjen tuaj dhe mezi pres vizitën tuaj të shpejtë në Serbi,” u shpreh ai, duke shtuar se bashkëpunimi i ngushtë mes Serbisë dhe Turqisë është kyç për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit