Policia e Tiranës ka arrestuar Altin Shehun, 34 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet britanike për veprën penale “Vrasje”.
Shehu ishte kërkuar nga Interpol Manchester pas vendimit të Gjykatës së Kentit të Veriut, që i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Operacioni i koduar “Operacionalja 81” është finalizuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, e cila, pas një pune gjurmuese dhe informacionit të siguruar, ka mundësuar lokalizimin dhe arrestimin e Shehut në Tiranë.
Pasi u arrestua, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të përballet me akuzën për vrasje.
/5pyetjet.al









