-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokatja e Jakup Krasniqit kërkon pafajësinë e klientit të saj: Lejoni të kthehet në familjen e tij

Kryesoret

Avokatja e Jakup Krasniqit, Alagendra Venkateswari, ka kërkuar shpalljen e pafajësisë për klientin e saj dhe lirimin e tij pas një periudhe 1.926 ditore paraburgimi në Hagë.

Ajo e përshkroi këtë periudhë si një privim të padrejtë nga liria për një njeri 75-vjeçar, duke theksuar se Krasniqi duhet të kthehet në familjen e tij për të kaluar vitet që i ka caktuar Zoti.

“Parashtrojmë që është vetëm një opsion që të merrni vendim pafajësie ndaj të gjitha akuzave të ngritura ndaj Jakup Krasniqit. Në fund të parashtrimit do t’iu bëjmë thirrje të nderuar gjykatës që ta shpallni të pafajshëm Krasniqin dhe ta lejoni këtë zotëri 75-vjeçar që të kthehet në familjen e tij dhe të kalojë vitet që i ka caktuar Zoti me familjen e tij”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit