-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Pezullimi i Ballukut është pezullimi i Ramës, ai kërkon të shpëtojë me ligj

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezullon nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku.

Sipas Berishës, ky vendim në fakt është një goditje për kryeministrin Edi Rama, të cilin ai e konsideron si të përfshirë në këtë çështje.

Berisha ka përdorur edhe një gjuhë të ashpër duke e quajtur Ballukun “limon të shtrydhur” dhe duke theksuar se Rama është në një përpjekje për të shpëtuar veten me ligje.

“Kryengritja paqësore nuk ndalet. Jemi të bindur se Edi Rama nuk dorëzon veten e tij. Ai e ka të qartë si drita e diellit, se pezullimi i Lubisë, do të thotë pezullim i tij. Lubia është prestonome e Edi Ramës. Nuk me vjen keq për Lubinë, se ajo i përket ekipit të keqnisjes. Kanë pasur aty nga vitet 70 një rrymë në letërsinë para psikologjike që kishte dhe një shprehje të realitetit; lemalpartie- të keq nisurit. Këto ishin grupe në kërkim të boshit dhe absurdes zhdukin çdo normale dhe etike. Pyeta një nga ato avokatët e Ramës në Parlament, a je e gatshme që të shkosh të vizitosh Lubi Ballukun në burg? S’më ktheu përgjigje. S’tha gjë! Lubia limon i shtrydhur. Ai e di që anulimi është vetëm Edi Rama. Dhe kërkon që t’i shpëtojë me një ligj, por s’do të shpëtojë me asgjë. S’do të shpëtosh me asgjë. I përshëndes heronjtë e protestës.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit