Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ndëshkoi trajnerin e Egnatias, Tetova por nuk kursehet as ndaj një prej drejtuesve, Klejdi Zenelaj që u pezullua me 4 ndeshje për deklarata publike fyese dhe denigruese ndaj institucioneve sportive dhe me një gjobë prej 100 mijë lekë.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF
- Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj, për dhënien e deklaratave publike fyese dhe denigruese ndaj institucioneve sportive dhe zyrtarëve të ndeshjes, duke cenuar parimet e etikës sportive, në kundërshtim me nenin 8/1, 13 dhe nenin 14/6 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, KF Egnatia ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.
- KF Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- FK Bylis, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e ndeshjes, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 17/2/e dhe 33 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
- Zyrtari i AF Elbasani, Maringlen Çoku, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.
Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
- FK Apolonia, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 8/1, 16/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
FK Apolonia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të vonesave apo ndërprerjes së ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës
- K.S. Korabi, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
- Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Oliver Matija, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Apolonia B, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë e Tretë, kundër KF Përmeti, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.
- Lojtari i KF Gramozi, Ardjol Zaka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i AF Elbasani U-16, Ermal Kycyku, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i AF Elbasani U-16, Amarildo Sinani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FK Apolonia U-16, Eldi Biti, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Rinia EL U-19, Rael Selami, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Rinia EL U-19, Laert Jaçe, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Rinia EL U-19, Jerli Hatellari, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Butrinti U-19, Arseljo Metaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Butrinti U-19, Emiljano Zhuli, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/b dhe 14/1/j të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Butrinti U-19, Petrit Sinani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i Akademia e Futbollit U-17, Jon Zajmi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FC Kinostudio U-15, Albi Cakalli, për sjellje te dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FC Dinamo City U-15, Luis Legisi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Shkodra U-13, Noris Kozmai, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
- Kamza 07, U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, zona Rajonale Tiranë, kunder Alfa Football Albania U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të Don Bosko Academy U-13, Roan Kadiolli, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit Nr. 26, datë 05.02.2026 të KDE për pikën 24, duke mbyllur procedimin disiplinor ndaj tij. Dënimin e lojtarit të Don Bosko Academy U-13, Dion Dangshi, për sjellje josportive dhe shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 13/2 dhe 77 të KDE, me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Pranimin e kërkesës së Holle U-16, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit nr. 26, datë 05.02.2026 të KDE, për pikën 21, duke ndryshuar masën e dënimit me gjobë prej 100,000 (njëqind mijë) lekë dhe duke përcaktuar që, në përputhje me nenin 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Pranimin e kërkesës së Kamza 07, U-14, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit nr. 26, datë 05.02.2026 të KDE, për pikën 22, duke ndryshuar masën e dënimit me gjobë prej 100,000 (njëqind mijë) lekë dhe duke përcaktuar që, në përputhje me nenin 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Pranimin e kërkesës së Korabi U-17, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit nr. 26, datë 05.02.2026 të KDE, për pikën 23, duke ndryshuar masën e dënimit me gjobë prej 100,000 (njëqind mijë) lekë dhe duke përcaktuar që, në përputhje me nenin 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen KF Turbina U-16 kunder TR 19 Akademi U-16.
- Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen KF Oriku kunder Eagle Football.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Argjend Hasfatija të KF Shkumbini si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Orsi Ageja të KF Shkumbini si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Qerim Cuni të KF Turbina si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Stiven Cela të KF Teuta U-16 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Henri Gjyzeli të KF Teuta U-16 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Dario Merja të KF Teuta U-16 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.









