Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte, më 13 shkurt, ministrat e qeverisë në një takim informal që është zhvilluar në zyrën e tij në Kryeministri.
Ky takim vjen në një moment të tensionuar për qeverinë, për shkak të përplasjeve të vazhdueshme me drejtësinë lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Pas një vendimi të GJKKO-së që e pezulloi nga detyra, Rama e ankimoi këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, por ankesat e tij u hodhën poshtë me një votim 4 me 4, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme.
Ky është një moment delikat për qeverinë, ndërkohë që analizon të ardhmen dhe përgatit objektivat për vitin 2026, pas një periudhe të tensionuar me drejtësinë.









