-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Perëndimorët për vdekjen e Navalnyt: Qeveria ruse e helmoi me toksinë bretkosash

Kryesoret

Britania e Madhe dhe aleatët perendimor kanë fajësur Rusinë për vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.

Helmi i bretkosës, i quajtur epibatidine, thuhet se është përdorur në momentin kur Navalny, 47 vjeç, vdiq papritur më 16 shkurt 2024.

Yulia Navalnaya, e veja e disidentit rus, e bëri publik këtë konstatim gjatë një konference për shtyp në Munich Security Conference. Ajo ishte e shoqëruar nga ministrat e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Suedisë dhe Holandës, shkruan “The Guardian”.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Sekretarja e Jashtme Yvette Cooper tha: “Që kur Yulia Navalnaya njoftoi humbjen e bashkëshortit të saj këtu në Mynih dy vjet më parë, Mbretëria e Bashkuar ka ndjekur të vërtetën e vdekjes së Alexei Navalny-t me vendosmëri të fortë.”

“Vetëm qeveria ruse kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të përdorur këtë toksinë vdekjeprurëse kundër Alexei Navalny-t gjatë burgosjes së tij në Rusi. Sot, përveç vejushës së tij, Mbretëria e Bashkuar po hedh dritë mbi komplotin barbar të Kremlinit për të heshtur zërin e tij”, tha ajo.

Navalny mbahej në një burg rreth 40 milje (64 km) në veri të Rrethit Arktik kur ndërroi jetë. Ai ishte dënuar me dekada burgim për t’u vuajtur në një regjim të ashtuquajtur “special”.

Aleatët e Navalnyt kanë akuzuar vazhdimisht Kremlin për vrasjen e tij, akuza që Moska i ka hedhur poshtë si absurde. Zyrtarët rusë këmbëngulin se ai vdiq nga një kombinim sëmundjesh, përfshirë aritmi kardiake të shkaktuar nga hipertensioni.

Kremlini ka një histori të gjatë të përdorimit të helmit si armë kundër kundërshtarëve të tij. Vdekja e Alexander Litvinenko në Londër nga polonium radioaktiv në vitin 2006, sulmi me agjent nervor ndaj ish-spiunit Sergei Skripal në Salisbury në vitin 2018, si dhe një tentativë e mëparshme helmimi ndaj Navalnyt, kanë forcuar reputacionin e Rusisë për përdorimin e toksinave për të heshtur kritikët dhe dezertorët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit