Reshjet e dëborës në Qafë Thore po vijojnë me intensitet të lartë, teksa moti i keq ka përfshirë vendin.
Përmes një njoftimi në facebook, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) thotë se për të mbajtur rrugën e hapur dhe të kalueshme, punohet me dy borëpastruese.
Postimi i ARRSH
Në Qafë Thore vijojnë reshjet e dëborës me intensitet të lartë
Aktualisht po punohet me dy borëpastruese njëkohësisht për mbajtjen e rrugës të hapur dhe të kalueshme, momentalisht qarkullimi vijon pa probleme
Sipas parashikimit të motit, reshjet pritet të vazhdojnë me intensitet gjatë gjithë natësçka do të sjellë vështirësi në qarkullim por edhe në punën e borëpastueseve
Situata po monitorohet, grupet e punës dhe mjetet janë në terrenJu lutemi tregoni kujdes maksimal nëU bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të pajisen me zinxhirë kur udhëtojnë drejt këtij aksi dhe të ndjekin udhëzimet në terren.