Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu, përmes një postimi në rrjetin e saj social facebook ka reagur lidhur me takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama, me banorët e qytetit të Durrësit të cilët po protestojnë prej kohësh kundër projektit TID për ndërtimin e një rruge, për shkak se u janë prekur banesat e tyre.
Postimi i Spahiut
Takimi i Kryeministrit dhe Kryetarit të PS, Edi Rama, me banorët e Durrësit të prekur nga projekti TID, rikonfirmon atë që kemi shprehur edhe në dëgjesën qe zhvilluam me këta banorë në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën: kjo mazhorancë është me vëmendje të plotë ndaj qytetarëve dhe gjithmonë krah tyre, duke ecur paralelisht me projektet që çojnë përpara zhvillimin e qytetit.
Siç theksoi edhe Kryeministri, procesi do të vijojë me verifikimet e nevojshme për objektet me vlera të mundshme të trashëgimisë kulturore, si edhe për situatat e regjistrimit, duke përfshirë edhe reflektimin ndaj referencaveve të reja për çmimin.
Dialog, përgjegjësi dhe zhvillim për Durrësin dhe mbarë vendin.