Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Lezhë, ku Donika Ndoj u shpall fituese me 571 vota nga anëtarësia pjesëmarrëse.
Në vend të dytë u rendit Salvador Kaçaj me 442 vota, ndërsa Paulin Marku mori 172 vota.
Procesi i votimit u zhvillua në një klimë të qetë, me pjesëmarrje të konsiderueshme të anëtarëve të PD-së.
Pas shpalljes së rezultatit, Ndoj falënderoi anëtarët për mbështetjen dhe premtoi angazhim maksimal për forcimin e strukturave të Partisë Demokratike.
/5pyetjet.al









