Kryeministri Edi Rama tha sot se Belinda Balluku i ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. Theksoi se nuk e ka pranuar për arsye sepse është e diktuar nga pushteti gjyqësor dhe për këtë arsye po bën ligjin për të bllokuar pezullimet.
“Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Njëherë kur iu ngrit akuza, hera e dytë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur Gjykata Kushtetuese mori vendim. Jam unë që kam refuzuar dorëheqjen, pasi drejtësia është futur në territorin e pushtetit ekzekutiv. Jam falënderues që nuk ka persistuar pasi unë nuk e pranoj dorëheqjen deri kur plotësohen kushtet” tha Rama.









