Gjatë mbledhje së sotme të Komisionit të Reformës Territoriale u diskuta sërish për kalendarin e punës.
Bashkëkryetari i Komisionit, Luçianio Boçi theksoi se akuzat e PD nuk kanë të bëjnë me sabotimin e reformës por prodhimin i një reforme të përpunuar, që do ti rezistojë kohës.
Fjala e Boçit
Meqenëse ka debat për çështjen e kohës, se ka një grup që ne duam të sabotojmë çështjen e reformës, shtrirjen e saj në kohë, ne kërkojmë kohë më shumë ndërkohë që koha qenka e përcaktuar dhe me një vendim parlamenti. Dëgjova edhe këtë tjetrën që të ecim se nëse kërkohen ndryshime i bëjmë gjatë rrugës. Nuk funksionon. Nuk ka një tendencë nga ana jonë për të sabotuar në kohë por produkti që duhet të dalë nga ky Komision i ngjasojë produktit të një reforme që impakton pushtetin lokal për 30-40 vitet e ardhshme dhe jo t’i rikthehemi pas 10 viteve siç ndodhi me reformën e 2015.
Ne kemi angazhimin që të punojmë pa u vendosur në këtë këmishë force dhe duke bërë që reforma të jetë konsulencë e gjerë me faktorët dhe aktorët. Në projekt kalendar është parashikuar që të bëhen dëgjesa, kryesisht konsiderohen publike, me kryetarët e bashkive. Publik për nga forma por ajo që po kërkojmë ne, ne na duhen edhe seanca dëgjimore me popullsi të atyre territoreve që shprehin kërkesën për të krijuar një hartë e re territoriale. Nuk mjafton vetëm sondazhi.
Propozimi ynë që të shtojmë në projekt kalendar këto dëgjesa. Një propozim tjetër në lidhje me mënyrën e organizimit të dëgjesave. Nuk mund të jenë bashkitë vetë që t’i organizojnë se shumica e tyre janë në konflikt interesi, por të organizojmë një sekretariat teknik. Nëse i lëmë në dorë bashkive, kjo nuk do të na çojë te konkludimet reale se në shumicën e tyre dominohen nga maxhoranca.









