I ftuar në emisonin “5Pyetjet”, nga Babaramo, deputeti i PS për qarkun e Kukësit, Eduard Shalsi, ka folur për pezullimin e Belinda Ballukut, dhe mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve lidhur me këtë çështje.
“Unë personalisht besoj te SPAK, jam nga ata që e kam votuar jo i shtrënguar por me besimin tek ky sistem drejtësi. Sot kryeministri e tha se ka tre dorëheqje të Ballkut mbi tavolinë. Shumë thonin se po mban peng SPAK-un. Akti i pezullimit është i pazakont, i cili na bëri të kërkojmë mbi bazën. Pra cila është mbrojtja që ne po i bëjmë Belindës? Ajo ka kërkuar vet të largohet vet nga qeveria”, u shpreh Shalsi.









