-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deklaratat hyrëse për gjykimin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve do të mbahen më 27 shkurt në Hagë

Kryesoret

Më 27 shkurt 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbajnë deklaratat hyrëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për akuzën e pengimit të drejtësisë. Seanca do të zhvillohet nga ora 09:30 deri në orën 16:00.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se procesi do të mund të ndiqet online në gjuhët shqipe, serbe dhe anglisht, përmes faqes zyrtare të gjykatës, ose drejtpërdrejt në galerinë për publikun në ndërtesën e gjykatës në Hagë.

Aktakuza fillestare ndaj pesë të akuzuarve u konfirmua në nëntor të vitit 2024 dhe u ndryshua në prill të vitit 2025. Ajo përfshin akuza për ndërhyrje dhe ndikim në dëshmitë e dëshmitarëve, duke përfshirë periudhën kur të akuzuarit ishin të arrestuar dhe ndodheshin në paraburgim.

Sipas aktakuzës, Hashim Thaçi dhe të tjerët, gjatë vizitave në paraburgim, kanë dhënë informacion të fshehtë dhe udhëzime për ndikimin mbi dëshmitarët që janë thirrur në gjykimin për krime lufte. Thaçi, Smakaj, Kilaj, Fazliu dhe Kuçi janë akuzuar për koordinimin e grupeve për të ndikuar në dëshmitë e këtyre dëshmitarëve.

Një nga të akuzuarit, Isni Kilaj, u arrestua në nëntor të vitit 2023 dhe më pas u lirua me kushte, ndërsa të tjerët u arrestuan pas konfirmimit të aktakuzës. Prokuroria ka bërë të ditur se do të paraqesë provat e saj në vijim të seancës hyrëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit