-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erion Veliaj uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë: Liria fitohet me sakrificë dhe besim

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur urimet e tij për Kosovën, duke theksuar se 17 Shkurti është një kujtesë e fuqishme se liria kërkon sakrificë dhe qëndresë.

Ai u shpreh gjithashtu për luftëtarët e UÇK-së dhe shprehu shpresën për drejtësi në procesin gjyqësor ndaj tyre.

Veliaj përfundoi mesazhin e tij me urimin.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! 17 Shkurti nuk është thjesht një datë – është kujtesë se LIRIA nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë, me qëndresë dhe besim. Sot, më shumë se kurrë, Kosova meriton të festojë me kokën lart: për të gjithë ata që luftuan dhe për çdo të ri që rritet me flamur e dinjitet.

E në këtë ditë, nuk mund të mos mendojmë edhe për ata që luftuan në betejë që Kosova të jetë e lirë – drejtuesit e UÇK-së. Ende shpresoj se procesi i tyre do të përfundojë me drejtësi dhe me kthimin e secilit në shtëpi, në respekt të së vërtetës, historisë dhe lirisë së Kosovës.

Gëzuar Kosovë, qofsh gjithmonë e lirë!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit