-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I përfshirë në skemën e Call-Center-it, italiani në gjykatë: Isha i punësuar, nuk jam në dijeni për asgjë!

Kryesoret

Gjykata e Posaçme vendosi arrest në burg për italianin Cosimo Notaristefano, që u arrestua në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës.

Notaristefano tha në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj.

Ai parashtroi në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndetësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg.

Italiani tha se nuk ishte në dijeni që ndodhej në kërkim, dhe ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit