Besmir Dervishi komandohet nëndrejtor i Policisë së Tiranës.
Më herët këtë post e ka mbajtur Erion Ismaili i cili u pezullua nga detyra në kuadër të aksionit të SPAK, pas hetimeve për tenderët.
Dervishi më herët ka mbajtur disa detyra në Policinë e Shtetit, si shef i komisariatit numër 3 dhe 5 në Tiranë, si dhe së fundmi ishte shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.









