Kreu i partisë Nisma në Kosovë, Fatmir Limaj, përmes një postimi në facebook ka ndarë disa foto, teksa ka qenë i pranishëm në marshin paqësor me moton “Drejtësi, jo politikë”, të organizuiar nël shehsin Skenderbeu në Prishtinë në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK të cilët po gjykohen në Hagë.
Postimi i Limajt
Sot, në sheshet e Kosovës, u mblodh zëri i popullit që nuk harron dhe nuk dorëzohet.
Sot, nga zemra e popullit, u dërgua mesazhi se çlirimtarët nuk janë vetëm, prapa tyre qëndron një komb i tërë.
Sot u tha qartë se lufta e UÇK-së ishte e pastër, e drejtë dhe çlirimtare andaj kjo protestë nuk ishte vetëm tubim, ishte betim se sakrifica e luftës nuk mund të njolloset dhe as të harrohet.
Nuk mund të ketë paqe të vërtetë duke mbajtur në pranga ata që sollën lirinë.
Çdo ditë që ata mbahen larg familjeve dhe atdheut është padrejtësi ndaj historisë sonë dhe ndaj vetë së vërtetës.
Kosova lindi nga sakrifica, dhe sakrifica nuk gjykohet si krim.
Related