-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka uron për 18 vjetorin e Pavarësisë: Kosova është faktor stabiliteti në Ballkan

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë.

Ai ka vlerësuar se Kosova ka arritur pjekurinë e saj politike dhe ka krijuar institucione të konsoliduara, duke theksuar se pavarësia e Kosovës është një moment historik që i përket çdo shqiptari.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Një urim vëllazëror për të gjithë shqiptarët,

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës!

Kosova i hodhi hapat e parë të shtetformimit vite përpara çlirimit të saj, falë largpamësisë së pacifistit Ibrahim Rugova. Si shqiptarë i përulemi me mirënjohje veprës së tij atdhetare!

Nderime mërgatës shqiptare, që u kthye në atdhe për t’iu bashkuar çlirimtarëve të UÇK-së!

Djem e vajza lanë jetët e tyre për një ëndërr shumëshekullore. Liria e Kosovës ka emër.

Çlirimtarët po mbajnë mbi supe të gjitha sulmet dhe fabrikimet serbe kundër lirisë dhe pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, por triumfi i përket vetëm të vërtetës.

Dita e Pavarësisë e gjeti Kosovën me institucione të konsoliduara. Kuvendi dhe Qeveria nisën punën. Mosha e re e këtij shteti europian nuk e pengon aspak të tregojë pjekurinë e vet politike.  Republika e Kosovës është një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Një vend paqedashës, proeuropeist, që meriton plotësisht anëtarësimin në NATO. Republika e Kosovës nderon me krenari historinë e popullit shqiptar dhe heronjtë tanë, pa i munguar respekt pakicave kombëtare që bashkëjetojnë me shqiptarët.

Një shtet që në pak vite ka ngritur veten me punë dhe dinjitet, duke mbyllur gojët e liga që thoshin dikur se Kosova nuk ia del dot më vete. Plani djallëzor e tradhtar për Ndarjen e Kosovës mori fund. Sot Kosova është një dhe sovrane.

Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo qofshin, sepse pavarësia e Kosovës është festa e çdo shqiptari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit