-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkodër/ Përmbytje dhe vështirësi në akse rrugore pas reshjeve të shiut

Kryesoret

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë Shkodrën gjatë 24 orëve të fundit, situata ka pësuar ndryshime të ndjeshme, duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore dhe vështirësi në disa akse rrugore.

Prefektura e Shkodrës ka bërë të ditur se niveli i ujit është rritur në disa zona, duke ndikuar kryesisht në fshatin Obot dhe zonat përreth, ku ka pasur vështirësi në lëvizjen e mjeteve të vogla.

Autoritetet kanë ndërmarrë masa për monitorimin dhe menaxhimin e situatës, ndërkohë që disa akse malore janë bllokuar nga reshjet e borës. Strukturat e mbrojtjes civile dhe forcat e armatosura janë në terren, të gatshme për çdo emergjencë.

Njoftimi i plotë:

Prefektura e Qarkut informon mbi situatën aktuale në territorin e Shkodër dhe njësitë përreth, si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të shtuara në kaskadën e Drinit gjatë 24 orëve të fundit.

Korporata Elektroenergjike Shqiptare (KESH) ka njoftuar se pas monitorimit të afërt dhe vlerësimit pêr administrimin e prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentralet në kaskadën e lumit Drin: Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës.

Që prej orëve të pasdites se djeshme është konstatuar rritje e niveleve të lumenjve Drin dhe Bunë, si dhe të Liqenit të Shkodrës.

Në zonën e Obotit është evidentuar prezencë uji kryesisht në tokat bujqësore, duke zgjeruar sipërfaqen e përmbytur, pa rrezik për banesat deri në këto momente.

Aksi rrugor lidhës i fshatit me rrugën kryesore paraqet prezencë uji rreth 40–50 cm, duke vështirësuar kalimin për mjetet e vogla.

Në terren ndodhen 2 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 10 efektivë të Forcat e Armatosura, në gatishmëri të plotë për çdo nevojë emergjente.

Situata në akset rrugore malore:

Aksi Bogë – Theth vijon të ndikohet nga reshje intensive bore; Qafa e Thorës mbetet e bllokuar në zonën e tuneleve për shkak të orteqeve. Po punohet me mjete borëpastruese për hapjen e rrugës.

Në aksin Hani i Hotit – Vermosh ka reshje të dendura dëbore mbi kuotën 1000 m; qarkullimi kryhet vetëm me goma dimërore dhe me asistencë të mjeteve borëpastruese.

Nga bashkitë Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë dhe  Fushë-Arrëz nuk raportohen problematika.

Strukturat e mbrojtjes civile dhe institucionet vendore vijojnë monitorimin në terren dhe mbeten në gatishmëri për çdo zhvillim të situatës, duke garantuar koordinim të plotë për sigurinë e qytetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit