Një 19-vjeçar nga Memaliaj, i identifikuar si K. Ç., është vënë nën hetim nga Policia e Tepelenës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë një banesë dhe ka përdorur dhunë ndaj të zotit të shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur në Tepelenë, ku i dyshuari ka thyer derën e banesës së M. H. dhe e ka goditur atë me grusht, duke shkaktuar dëmtime të lehta për të dy palët.
Pas hetimeve të para, gjatë kontrollit të bërë në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur një thikë, që dyshohet se ka qenë në posedim të 19-vjeçarit gjatë tentativës për vjedhje.
Materialet e ngjarjes janë dërguar në Prokurori, ku është nisur procedimi penal ndaj tij për akuzat e tentativës së vjedhjes dhe përdorimit të dhunës.









