Sot para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Glauk Konjufca nga Haga deklaroi “Ne patëm kritikën tonë për këtë gjykatë, gjykatë që fokusin e kishte padrejtësisht në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe unë jam këtu për ta konfirmuar edhe një herë se lufta jonë, lufta e popullit tonë, ishte luftë e drejtë, e pastër, ka qenë luftë mbrojtëse, nuk ka qenë qëllimi i kësaj lufte sulmi i një populli tjetër, targeti i vetëm i uniformave të UÇK-së ka qenë policia dhe ushtria serbe, njerëzit e uniformuar okupatorë që bënë gjenocidin në Kosovë”.









