Kreu i PD, Sali Berisha, këtë të mërkurë zhvillon foltoren e radhës në Sukth të Durrësit.
“Jemi në një situatë kritike si kurrë më parë, pasi rrogat janë rritur më pak se çmimet. Shqiptarët janë larguar nga vendi, kjo qeveri ka vjedhur në mënyrë të papërmbajtur, Balluku u kap në flagrancë, drejtorët e bashkisë në Tiranë po ashtu, prandaj ne duhet të përballemi me to, kështu mund ta rrëzojmë këtë qeveri. Këta kanë dyfishuar edhe taksat, në mënyrë absolute, ua them me bindje. Spitalet kanë ngelur pa ilaçe. Shqipëria kur nuk ka patur një qeveri më hajdute si kjo”, u shpreh Berisha.









