Komiteti i Politikës së Jashtme të PE vijon axhendën në Shqipëri e takimeve në Shqipëri. Takimi është shoqëruar me debate në Kryesinë e Kuvendit, ku eurodeputeti gjerman Ghaler ka replikuar me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Eurodeputeti Gahler ka kërkuar shpjegime pse Shqipëria ka pranuar menjëherë ftesën e Presidentit Trump për t’iu bashkuar Bordit të Paqes për Gazën, ndërkohë që BE s’e ka bërë një gjë të tillë.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka thënë se për sa i përket SHBA-ve, ne kemi një marrëdhënie të veçantë. Po ashtu ai i ka kërkuar Gahler-it të pyesë Këshillin Europian pse si BE nuk keni një pozicion të përbashkët për këtë çështje.
Balla ka ngritur shqetësimin edhe për Gjyqin e Hagës kundër ish-krerëve të UÇK, duke thënë se çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët do të sillte destabilizim. Gjithashtu ai i ka kërkuar delegacionit që të merret Parlamenti Europian me këtë çështje./A2









