-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bordi i Paqes/ Tony Blair: Kemi vendosur ta drejtojmë Gazën ashtu siç duhet, në qeverisje dhe arsim

Kryesoret

Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Blair, i pranishëm nga mbledhja e Bordit të Paqes foli për planet e misionit mbi çështjen e Lindjes së Mesme, për rindërtimin e vendit të shkaktuar nga kjo luftë dhe vendosjen e popujve në paqe.

“Gaza është drejtuar këto vite nga korrupsion. Ne kemi vendosur ta drejtojmë Gazën tani ashtu siç duhet të jetë dhe jo siç ishte, përfshi edhe qeverisjen, në të gjitha fushat, me mjedis biznesi, me mjedis arsimor, me revolucion dixhital dhe mundëson shoqërinë ta shfrytëzojë”, tha ai.

Më tej Blair tregoi se qëllimi kryesor ishte që të gjithë komunitetet fetare të përfaqësoheshin në mënyrë të barabartë dhe ta ndjenin qeverisjen e re në krah të tyre dhe jo kundër tyre.

“Prandaj do jetë pjesë e Lindjes së mesme në paqe, do jetë një angazhim ku myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë ta ndjeni qeverinë krah jush dhe jo kundër jush”, vijoi ai.

Në fund, ish-kryeministri britanik theksoi se plani i gazës është shpresa e vetme.

“Dhe plani i Gazës është shpresa e vetme jo vetëm për Gazën, por edhe për rajonin dhe botën e gjerë”, përfundoi Blair.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit