-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu i KLSH, Arben Shehu takohet me Ambasadorin e Holandës në Shqipëri

Kryesoret

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, pati sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Reinout Vos.

Gjatë takimit, ata diskutuan për nisjen e bashkëpunimit mes KLSH dhe institucioni homolog holandez, Algemene Rekenkamer (Gjykata e Llogarive e Holandës).

Ky bashkëpunim, i mbështetur nga Ambasada e Holandës, synon forcimin e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të auditimit, si dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale.

Ambasadori Vos vlerësoi punën e KLSH-së, sidomos për rolin e saj në nivel ndërkombëtar dhe bashkëpunimet me organizata të tilla si IDM dhe Faktoje.al, që po zhvillojnë projekte të përbashkëta për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies publike.

Bashkëbisedimi u fokusua edhe në zgjerimin e bashkëpunimit për përmirësimin e qeverisjes dhe forcimin e shtetit të së drejtës përmes auditimit të jashtëm publik.

KLSH mbetet e angazhuar për të forcuar partneritetet ndërkombëtare dhe për të avancuar standardet e auditimit publik, për shërbim të transparencës dhe interesit publik./ TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit