Deputeti demokrat, për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, sot nga seanca plenare, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ditën e nesërme të ngrihen masivisht në shesh kundër këtij regjimi.
Fjala e Spahiut
Institucionet nuk janë më përfaqësuse por janë kthyer në interesat e krimit. Edi Rama nuk po mbron thjesht Ballukun por po mbron edhe vetën e tij. Sot alarmi më i madh nuk janë vetëm paratë e zhdukura por përpjekja makabre për ta legalizuar pandëshkueshmërinë për vjedhjen. Reagoni me forcën dhe dinjitet, sepse shpirti i lirë i një kombi është liria. Shqipëria nuk është as e Ramës as e Ballukut por është e fëmijëve tanë.









