-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq/ Kapiteneria Vlorë: Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

Kryesoret

Situata e motit të keq dhe reshjet e shiut gjatë këtyre ditëve kanë shkaktuar problematika dhe alarm të madh për disa qytete të vendit.

Kapiteneria e Vlorës, për shkak të kësaj situate ka njoftuar që në Portin e Vlorës nuk do të lejohet lundrimi i mjeteve të vogla për një ditë, deri në normalizimin e situatës.

Njoftimi i plotë i Kapitenerisës Vlorë: 

“Njoftim mbi kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 19-20.02.2026

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 19-20.02.2026, duke filluar nga ora 09:00 e datës 19.02.2026, në drejtimin JUG-JUGLINDJE me forcë deri 6–7 Bft, shpejtësi ere 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1.50 deri 2.50 metra, ju njoftojmë :

Është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë gjirit të Vlorës, në det të hapur, duke filluar nga ora 08:00 e datës 19.02.2026 deri në orën 06:00 të datës 20.02.2026.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve në mjetet lundruese.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit