-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit/ Agjërimi dhe reflektimi shpirtëror

Kryesoret

Sot nis muaji i shenjtë i Ramazanit, një periudhë e rëndësishme për besimtarët myslimanë, e cila shënon kohën e agjërimit, lutjes dhe vetëreflektimit shpirtëror.

Agjërimi, një nga shtyllat e islamit, është një obligim për të rriturit që nuk kanë probleme shëndetësore dhe përfshin abstinencën nga ushqimi dhe marrëdhëniet intime nga agimi deri në perëndim.

Ky muaj përkujton zbritjen e Kuranit dhe është gjithashtu një ftesë për të thelluar lidhjen shpirtërore me Zotin, për të zhvilluar vetëkontrollin dhe për të pasuruar vlerat e solidaritetit dhe paqes.

Muaji i Ramazanit kulmon me natën e Kadrit, një natë shumë të shenjtë dhe përfundon me festën e Fitër Bajramit.

Autoritetet fetare ftojnë besimtarët ta kalojnë këtë muaj me paqe dhe përkushtim ndaj vlerave të besimit dhe shoqërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit