-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH uron dhe porosit besimtarët

Kryesoret

Nesër besimtarët myslimanë në mbarë botën nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muajit të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ka dhënë sot urimin për shqiptarët për nisjen e muajt të shenjtë të Ramazanit.

Ai ka shtuar se ky muaj është një mundësi që besimtarët të pastrojnë shpirtin dhe trupin dhe nuk duhet të shihet si një muaj diete.

“Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi dhe favor i jashtëzakonshëm që Zoti na ka dhuruar për të pastruar shpirtin dhe trupin.

Ramazani nuk është muaj diete por muaj adhurimi, përmes të cilit njeriu ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e Zotit, e përmes kësaj arritje të begatojë veten e tij me mirësi në këtë botë dhe atë të përtejmen.
Në Kur’an dhe në hadithet e Profetit (a.s.) Ramazani përshkruhet si një prej mirësive më të mëdha, pas namazit që Zoti na ka dhënë ne.
Ramazani është pastrim shpirtëror në radhë të parë” ka thënë ai gjatë urimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit